Digjet qendra shëndetësore në Sukth

Date:

Share post:

Një zjarr ka përfshirë qendrën shëndetësore në Vadardhë të Sukthit, në Durrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë shkrumbuar pajisjet dhe dokumentacionin brenda godinës, pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse.

Qendra ishte e mbyllur në momentin e ngjarjes, çka ka bërë që të mos ketë persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të shmangin përhapjen e flakëve drejt banesave përreth, pasi zjarri rrezikonte të përfshinte një zonë më të gjerë të banuar.

Dyshohet se vatra fillestare e zjarrit ka qenë në një ambient ngjitur, i cili përdorej si kopsht fëmijësh. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...