Përkeqësimi i motit/ Prefekti, qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme në shi

Date:

Share post:

Kushtet atmosferike në bregdetin e Durrësit janë përkeqësuar që prej mesditës së sotme, duke ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetin detar. Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, anijet e vogla dhe mjetet e peshkimit kanë pezulluar lundrimet, ndërsa forca e detit në Gjirin e Durrësit ka arritur në 5 ballë dhe në det të hapur në 7 ballë. Era vijon të fryjë me intensitet nga drejtimi jugor.

Pavarësisht këtyre kushteve, tragetet e linjës Durrës–Bari, që nisen në orët e vona të mbrëmjes, pritet të operojnë normalisht, pasi sipas Kapitenerisë situata detare pritet të përmirësohet gradualisht drejt fundit të ditës.

Ndërkohë, flota e peshkimit ka ndërprerë aktivitetin dhe ka marrë masat e sigurisë për të shmangur incidente në kalata. Parashikimet e motit tregojnë se ditët në vijim do të karakterizohen nga paqëndrueshmëri atmosferike, duke kufizuar aktivitetin e peshkimit deri në fund të javës.

Në një njoftim zyrtar, Prefekti i Qarkut Durrës informon qytetarët se, bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGEO), priten reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në territorin e qarkut. Më 18 dhe 19 nëntor reshjet parashikohet të shtohen në intensitet, duke krijuar vështirësi në qarkullim, sidomos në zona të konsideruara të ndjeshme.

Prefekti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve me reshje dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencave civile.

“Strukturat e Prefekturës dhe ato të Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë të situatës meteorologjike dhe në gatishmëri të plotë për t’u përgjigjur ndaj çdo zhvillimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Prefektit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...