ChatGPT u pyet si të jetosh deri në 140 vjeç.
Përgjigjja ishte …
Pas analizimit të të dhënave nga ‘zonat blu’ të botës, ku njerëzit jetojnë më gjatë, ChatGPT përfundoi:
Nuk është dieta.
Nuk është ushtrimi fizik.
Nuk janë gjenet.
Faktori kryesor pas jetëgjatësisë: stresi i ulët kronik.
Gjithçka tjetër është dytësore. Mund të hash shëndetshëm, të stërvitesh çdo ditë dhe të mos pish duhan, por nëse jeton nën stres konstant, përsëri do të plakesh më shpejt.
Rregulli #1:
Bëj vetëm atë që nuk të krijon rezistencë të brendshme. E urren punën por rri për lekë? Minus 15 vite. Rretho veten me njerëz që të thithin energjinë? Minus 8 vite. Çdo ditë në një ambient toksik shpejton plakjen në nivel qelizor.
Rregulli #2:
Lidhjet sociale vlejnë më shumë se vitaminat. Vetmia është sa të pish 15 cigare në ditë. Njerëzit me lidhje të forta sociale jetojnë deri në 50% më gjatë.
Nuk ka të bëjë me pasjen e shumë miqve, por me ata të duhurit. Edhe një person i vetëm që të lejon të jesh vetvetja ta zgjat jetën më shumë se çdo dietë.
Rregulli #3:
Gjej një qëllim më të madh se vetja.
Në Japoni e quajnë ikigai pra arsyeja pse çohesh në mëngjes. Njerëzit me një qëllim të qartë jetojnë mesatarisht 7 vite më gjatë. Nuk ka pse të jetë mision i madh.
Mund të jetë kopshtaria, piktura, ose kujdesi për familjen. E rëndësishme është të ndjesh:
“Jam këtu për një arsye. Jam i nevojshëm.”
Rregulli #4:
Dëgjo trupin tënd. Fli kur të zë gjumi. Ha kur je i uritur.
Pushoni kur lodhesh. Njerëzit jetëgjatë nuk ndjekin orare strikte por ata ndjekin ritmin natyral të trupit. Jeta moderne na mëson të shtyjmë, “pusho më vonë”, por trupi ka një kufi. Mëso ta dëgjosh trupin, përndryshe një ditë ai do të pushojë së foluri me ty.
ChatGPT shpjegoi se stresi kronik nuk lidhet me punën apo paratë.
Është konflikti i brendshëm mes asaj që je dhe asaj që pretendon të jesh. Kur jeton një jetë që s’është e jotja, trupi hyn në “survival mode” pa pushim. Kortizoli pastaj shkatërron enët e gjakut, dobëson imunitetin dhe dëmton trurin.
Njerëzit në Okinawa dhe Sardenja jetojnë gjatë jo për shkak të peshkut ose vajit të ullirit, por sepse jetojnë në paqe me veten!
©️zërionline


