Porti i Durrësit rrit volumin tregtar në vitin 2025

Date:

Share post:

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Porti i Durrësit, aktiviteti tregtar dhe pasagjerët kanë shënuar rritje gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, duke reflektuar një performancë të qëndrueshme në të gjitha shërbimet kryesore. Në dhjetëmujorin e parë të vitit janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, një rritje prej 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma konkretë, kjo rritje përkthehet në rreth 219 mijë tonë mallra më shumë.

Importet zënë pjesën më të madhe të volumit të mallrave, me 2.44 milionë tonë, ndërsa 783 mijë tonë janë eksporte drejt tregjeve ndërkombëtare. Rritja e importeve me 27% tregon jo vetëm forcimin e kërkesës së brendshme, por edhe konsolidimin e Portit të Durrësit si qendër kryesore furnizimi dhe distribucioni për ekonominë shqiptare.

Ecuri pozitive ka shënuar edhe sektori i konteinerëve. Gjatë kësaj periudhe janë përpunuar 189,835 TEU, ose 15% më shumë se në dhjetëmujorin e vitit 2024. Ky trend reflekton rritjen e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe rritjen e eficiencës në zinxhirin e furnizimit.

Lëvizja e pasagjerëve ka vijuar gjithashtu në ritme të qëndrueshme rritjeje. Nga janari deri në tetor, Porti i Durrësit është përdorur nga 694,310 udhëtarë, duke shënuar një rritje prej 11,597 pasagjerësh krahasuar me një vit më parë. Prej tyre, 325,507 kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 368,803 janë larguar drejt porteve italiane, një fluks që vërteton rolin e portit si një ndër pikat kryesore të lëvizjes turistike dhe të transportit të pasagjerëve.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithashtu 1,764 anije tregtare dhe mjete të tjera lundruese, duke reflektuar një aktivitet të lartë operativ dhe kapacitetet në rritje të portit.

Me performancën e konsoliduar dhe trendin e qëndrueshëm të rritjes, Porti i Durrësit mbetet nyja më e rëndësishme detare e Shqipërisë, duke kontribuar dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin e tij në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...