Dhëndri helmon çiftin e moshuar dhe u vjedh paratë

Date:

Share post:

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Librazhdin, ku një çift të moshuarish u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, të dyshuar për intoksikim me medikamente. Vetëm pak orë më vonë, Policia zbuloi se pas këtij akti të rrezikshëm fshihej dhëndri i tyre, i cili, pasi i drogoi me një dozë të lartë qetësuesi, u vodhi paratë në banesë.
Policia e Librazhdit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, reagoi pas një ngjarjeje të rëndë që vuri në rrezik jetën e një çifti të moshuar, duke arrestuar 36-vjeçarin që u dha një dozë të lartë qetësuesesh të moshuarve dhe më pas u vodhi paratë. Në pranga ka rënë shtetasi I. K., 36 vjeç, i afërm i viktimave, dhëndri i tyre.

Çfarë ndodhi?

Pas njoftimit se dy bashkëshortë ishin paraqitur fillimisht në spitalin e Librazhdit e më pas në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim me medikamente, Policia organizoi menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat.

Hetimet e shpejta dhe të koordinuara zbuluan se 36-vjeçari dyshohet se u ka administruar të moshuarve një dozë të lartë valiumi, duke u shkaktuar dëmtime serioze shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.

Fatmirësisht, të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • Shuma e parave të vjedhura,
  • Një telefon celular.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për procedime të mëtejshme.

Në vijim priten të tjera veprime hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan dhëndrin të sulmojë dhe të vjedhë familjarët e tij.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...