Kapet i armatosur babai i Azgan Mërnicës që vrau efektivin e Shqiponjave, 57-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

Date:

Share post:

Një operacion i shpejtë dhe i koordinuar i Policisë së Fierit ka çuar në ndalimin e një personi të rrezikshëm që lëvizte i armatosur në zonën e Fermë Çlirimit. Informacionet operative për një shtetas që mbante armë pa leje nxitën strukturat policore të ndërhynin menjëherë, duke parandaluar një situatë që mund të përfundonte me pasoja të rënda.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe efektivët e Komisariatit të Policisë Fier, finalizuan operacionin e koduar “Pathway”, i cili çoi në prangosjen e Petrit Mërnicës, 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, policia e kapi në flagrancë të armatosur, me një pistoletë dhe dy krëhëra me nga 7 fishekë secili, të cilat i mbante në çantën e dorës. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për vrasje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve.

Burime policore bëjnë me dije se Petrit Mërnica është babai i Azgan Mërnicës, i cili një vit e gjysmë më parë vrau efektivin e Policisë së Shqiponjave në Fier, ngjarje që tronditi vendin.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...