Elbasan/ Mbytet në përrua 35-vjeçari

Date:

Share post:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u mor nga prurjet e përroit që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Flori Tahiri, 35 vjeç. Ai dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, Tahiri dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëmbyer nga uji. Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, niveli dhe rrjedha e përroit ishin rritur ndjeshëm, duke e bërë zonën më të rrezikshme.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit. Trupi i 35-vjeçarit u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa metra larg vendit ku dyshohet se ra në ujë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...