Vidhte makina për botën e krimit, bie në pranga i riu i dyshuar

Date:

Share post:

Policia e Durrësit vijon operacionet për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve të ndodhura gjatë muajve të fundit. Në kuadër të aksionit të koduar “Markat”, është arrestuar një 21-vjeçar nga Bulqiza, i shpallur më herët në kërkim si autor i dyshuar i disa vjedhjeve në Durrës dhe Dibër.

I riu, i identifikuar si Klajdi Lleshi, 21 vjeç, dyshohet se ka vjedhur automjete në lagje të ndryshme të Durrësit dhe në qarkun e Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te persona me precedent kriminal, të përfshirë në krime ndaj jetës dhe personit.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 4 në Tiranë dhe atë të Bulqizës, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Gjatë kontrolleve në Bulqizë, policia konstatoi se i riu kishte vjedhur pak minuta më parë një automjet tip Benz në fshatin Gjoricë. Ai tentoi të largohej me shpejtësi drejt Tiranës, por u ndalua nga shërbimet e Policisë së Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër automjete të vjedhura, përkatësisht të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus, si dhe sende personale të vjedhura në një automjet tjetër në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Hetimet kanë zbuluar se 21-vjeçari është autor i tre vjedhjeve të tjera automjetesh në lagjet nr. 15 dhe 17 në Durrës. Policia dhe Prokuroria po vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...