PD në Durrës/ Të bashkuar në sallë, të përçarë në parti

Date:

Share post:

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Durrësit, në krah të njëri-tjetrit u panë sërish kryetari i PD-së së qytetit të Durrësit Ardian Muka dhe nënkryetari i saj, Dritan Burgija. Pavarësisht se të dy mbeten përfaqësues zyrtarë të PD-së në këshillin bashkiak, prania e Burgijas vjen në një moment tensioni të brendshëm, pasi ai i është bashkuar lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike të iniciuar nga Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti e të tjerë, një nismë që kreu i PDSh-së, Sali Berisha dhe krerët lokalë, e kanë kundërshtuar duke i quajtur bashkëbisedimet mes demokratëve “takime kafenesh”. Dy drejtuesit kryesorë të PD-së në Durrës krah për krah në sallën e KB-së janë dëshmi e kontrastit mes unitetit në parlamentin vendor dhe përçarjes së thelluar politike që po shoqëron aktualisht demokratët.
Në mbledhje pas një periudhe të gjatë mungese u shfaq edhe këshilltari tjetër i PD, Arlind Boshku, që mban funksionin e sekretarit të PD-së dhe eshte pozicionuar gjithashtu pro levizjes se re.
Kësaj lëvizjeje i është bashkuar dhe ish-deputeti demokrat Pëllumb Berisha, njëkohësisht nënkryetar në PD-në lokale, ish-kryetari i degës Luan Hoti, si dhe sekretari organizativ i degës Nikolin Radovani.

Ndërkaq tri pikat e rendit të ditës në Këshill Bashkiak u miratuan njëzëri nga të gjithë këshilltarët, të majtë e të djathtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...