46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

Date:

Share post:

Ekstradohet nga Spanja Ermal Gora 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas. Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...