Goditja e grupit kriminal Rraja/14 masa sigurie, ekzekutohen 9, në pranga dhe djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja

Date:

Share post:

SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Në total paraprakisht deklarohet se janë lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg. Masa e arrestit iu komunikua në qeli shtetasve Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos. Të arrestuar nga operacioni janë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Perparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 i Kodit Penal. Në kërkim mbeten 5 të tjerë. 

Operacioni po drejtohet nga prokurori Adnan Xholi. Grupi është “tradhtuar” nga bisedat që kanë bërë në SkyEcc dhe ata akuzohen për trafik droge në disa raste dhe në disa shtete.Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij Perparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Krujës edhe për dhunën në gurore në 6 korrik 2023. Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i ish-deputetit i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta dhe dy kushërinjtë Maja përfunduan në spital.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...