Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrethin Libofshë të Fierit. Një burrë, teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor, ka humbur jetën.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mjeti bujqësor dyshohet se e ka goditur viktimën gjatë punës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Familjarët janë shqetësuar pasi ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike dhe kanë shkuar drejt parcelës së tokës, ku e kanë gjetur pa shenja jete.
Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
©️zërionline


