13-vjeçari godet me thikë 15-vjeçarin brenda një shkolle në Sarandë, Policia në kërkim të tij

Date:

Share post:

Dhuna mes të miturve vijon të mbetet një problematikë shqetësuese dhe e përsëritur në vend. Një tjetër episod i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, brenda ambienteve të një institucioni arsimor.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës jopublike “Dea”, ku dy nxënës të mitur, një 13-vjeçar me inicialet S. G. dhe një 15-vjeçar me inicialet R. H., janë përfshirë fillimisht në një debat verbal për motive banale, konkretisht se kush duhet të kalonte i pari. Ngjarja rreth orës 10:00. Konflikti verbal ka degraduar në dhunë fizike, kur 13-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës (thikë), duke goditur bashkëmoshatarin e tij, e më pas është larguar nga vendngjarja.

I mituri i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin lokal të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja rikthen edhe një herë vëmendjen te nevoja urgjente për masa parandaluese, rritje të sigurisë në shkolla dhe përfshirje më të madhe të institucioneve, prindërve dhe psikologëve, për të frenuar fenomenin alarmant të dhunës mes të miturve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...