Varësia ndaj drogës: “Një betejë që zgjat gjithë jetën” për të varurin dhe familjen e tij. Përballja e prindërve me ankthin dhe pasojat

Date:

Share post:

Vdekja e regjisorit të Hollivudit Rob Reiner dhe e bashkëshortes së tij, producentes Michele Reiner, solli një valë homazhesh dhe përkujtimesh. Por për disa familje, kjo ngjarje ishte tronditëse.
Djali i çiftit, Nick Reiner, 32 vjeç, është akuzuar për vdekjen e tyre. Ai ka folur hapur për varësinë nga droga dhe për disa periudha trajtimi në rehabilitim, ndërsa prindërit e tij kishin deklaruar se kishin bërë gjithçka për ta ndihmuar.
Edhe pse detajet mbi vdekjen e Reinerëve janë të pakta, historia e tyre është veçanërisht e njohur për prindërit e njerëzve me probleme varësie.
“Shumë shpesh ndodhin gjëra të këqija në familje kur dikush është i varur nga droga,” thotë Ron Grover nga Misuri.
Abuzimi me drogë i djalit të tij pushtoi jo vetëm jetën e tij, por të gjithë familjes për vite me radhë.
“Kjo nuk është një sëmundje që prek vetëm një person. Është sëmundje familjare,” thotë Grover, duke shtuar se djali i tij tani është esëll.
Varësia nga droga prek të gjitha racat dhe shtresat shoqërore. Mbi 48.4 milionë amerikanë kanë çrregullime të përdorimit të substancave, dhe miliona anëtarë familjesh kërkojnë mënyrën më të mirë për të ndihmuar të afërmit e tyre.
Vrasja e prindërve është jashtëzakonisht e rrallë, por kaosi, paparashikueshmëria dhe shqetësimi i vazhdueshëm janë përvoja të zakonshme për prindërit e fëmijëve me varësi.
Pas lajmit për vdekjen e Reinerëve, Marilynn Ulrich nga Connecticut shkroi në një grup në Facebook për prindërit e fëmijëve me varësi se edhe ajo kishte frikë për sigurinë e saj: “Nuk e di çfarë është i aftë të bëjë djali im i varur.” Postimi nxiti reagime nga shumë prindër që ndanin të njëjtën frikë.
“Si nënë, kërkon përgjigje, sepse do ta zgjidhësh problemin. Është e vështirë të pranosh se nuk ka zgjidhje të thjeshta,” thotë Ulrich. “Gjithmonë të rri mbi kokë, duke pritur një telefonatë për ndonjë fatkeqësi.”

Ekspertët theksojnë se trajtimi mund të ndihmojë, por nuk mund të detyrosh dikë të shërohet. Nuk ka një model unik funksional për varësinë dhe familjet shpesh shterojnë kursimet e jetës duke u përpjekur të shpëtojnë fëmijët e tyre.
Historia e Audrey Bonafe nga Virxhinia tregon rrezikun dhe dhimbjen ekstreme: djali i saj u shfaq një natë me armë në dorë, nën efektin e drogës, duke haluçinuar. Ai nuk lëndoi askënd, por rreziku ishte real. Pas shumë rehabilitimeve dhe sakrificash financiare, djali i saj arriti të fitojë vetëm pas një qëndrimi të gjatë në spital gjatë pandemisë së Covid-19.

“Ka qenë një betejë, por nuk dorëzohem lehtë,” thotë Bonafe, e cila sot ndihmon familje të tjera përmes një grupi mbështetës në Facebook dhe projekteve komunitare.

Edhe kur ka sukses, frika nuk zhduket.

“Shpresoj të mos kthehet kurrë, por realiteti është se është një luftë e përjetshme për të varurin dhe për të dashurit e tij,” thotë Ron Grover.

Ekspertë dhe aktivistë theksojnë se prindërit shpesh kanë “perde para syve” dhe nuk mbrojnë veten. Varësia nuk është dështim moral, por çrregullim i trurit që ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje. Stigma e bën edhe më të vështirë kërkimin e ndihmës.
Megjithatë, ka shpresë. Shumë njerëz shërohen.

“Nëse fëmija yt është gjallë dhe merr frymë, ka shpresë”, thonë grupet e mbështetjes. Por, njëkohësisht, prindërit duhet të kujdesen edhe për veten: pa këtë, nuk mund të ndihmojnë askënd. /CNN

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...