Dosja “Epstein”/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon dokumente të reja lidhur me hetimet

Date:

Share post:

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar një paketë dokumentesh që lidhen me hetimet ndaj Jeffrey Epstein, financieri dhe abuzuesi seksual tashmë i ndjerë.epstein

Ende nuk është e qartë nëse kjo është një publikim i plotë apo i pjesshëm i dosjeve që Departamenti i Drejtësisë ka në lidhje me këtë çështje. Sipas BBC, dokumentet e publikuara kanë të bëjnë me dy hetime penale të zhvilluara ndaj Epstein nga autoritetet federale.

Hetimet kanë mbledhur një volum të madh materialesh, përfshirë transkripte intervistash me viktima dhe dëshmitarë, si edhe objekte të sekuestruara gjatë kontrolleve në pronat e tij në vende të ndryshme.

Nuk dihet ende nëse ky publikim është i pari nga disa grupe dokumentesh që mund të pasojnë. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se disa materiale nuk do të bëhen publike, përfshirë ato që lidhen me hetime penale ende aktive, dokumente që identifikojnë viktimat, si dhe materiale që përmbajnë imazhe abuzimi, vdekjeje apo plagosjeje.

Këto dosje janë të ndara nga publikimet e tjera të dokumenteve dhe fotografive të bëra javët e fundit nga demokratët në Komisionin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.

Nga një shqyrtim paraprak, dosjet e publikuara dje nuk duket se përmbajnë ndonjë zbulim të madh, por ato përqendrojnë vëmendjen te Bill Clinton , për të cilin ka foto të papara më parë: ai po noton në një pishinë të mbyllur me Ghislaine Maxwell dhe një grua tjetër, fytyra e së cilës është errësuar.

Maxwell është ish-e dashura e Epstein, e dënuar me 20 vjet burg si bashkëpunëtore në trafikimin seksual të të miturve. Në një foto tjetër të Clinton, një grua e re e ulur në mbështetësen e krahëve të karriges së tij ka krahun rreth shpatullave të tij (fytyra e saj është gjithashtu e fshehur).

Një zëdhënës tha se ish-presidenti nuk ishte në dijeni të krimeve të Epstein në atë kohë dhe akuzoi Trump se i përdori fotot si mburojë. “Shtëpia e Bardhë nuk i mbajti këto dokumente të fshehura për muaj të tërë për të mbrojtur Bill Clinton, por për të mbrojtur veten nga ajo që do të ndodhë në të ardhmen”, tha Angel Urena.

“Ka dy lloje njerëzish në këtë çështje. Grupi i parë nuk dinte asgjë dhe ndërpreu kontaktin me Epstein para se krimet e tij të dilnin në dritë. Grupi i dytë vazhdoi të shoqërohej me të edhe më pas.”

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...