Deputetja e Durrësit: Ndëshkimi kolektiv i farmacive është i padrejtë dhe i rrezikshëm për pacientët

Date:

Share post:

Manjola Luku, deputete e qarkut Durrës dhe farmaciste me profesion, ka reaguar ndaj akuzave për “fatura fiktive” të ngritura ndaj qindra farmacive në vend, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe jashtë çdo procedure ligjore.

Në reagimin e saj, Luku thekson se si profesioniste e shëndetësisë dhe si përfaqësuese e Kuvendit nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë asaj që e cilëson një padrejtësi të rëndë ndaj farmacive dhe farmacistëve. Sipas saj, pretendimet e ngritura në mënyrë kolektive, pa prova konkrete dhe pa kontrolle individuale, janë të papranueshme dhe cenojnë parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Deputetja sqaron se farmacitë furnizohen vetëm nga depo të licencuara dhe të kontraktuara përmes sistemeve zyrtare, ndërsa farmacisti nuk ka as kompetencë dhe as mundësi të verifikojë gjendjen fizike të mallit në depot furnizuese. Në këtë kuadër, ajo vlerëson se ndëshkimi në bllok i 362 farmacive dhe rreth 700 profesionistëve shëndetësorë përbën një rrezik serioz për furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme dhe dëmton rëndë dinjitetin e profesionit të farmacistit.

Manjola Luku nënvizon se lufta kundër çdo abuzimi duhet të bëhet mbi baza të drejta, individuale dhe të mbështetura në prova, jo përmes paragjykimeve apo presionit kolektiv. Ajo shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimin e Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të praktikave që i cilëson arbitrare.

“Farmacisti nuk është armik. Farmacisti është mbrojtës i shëndetit të pacientit”, përfundon reagimin e saj deputetja e Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...