Si funksionon triazhimi në urgjencën spitalore: ç’ janë kodet dhe sa pritet për vizitë

Date:

Share post:

Radha dhe pritja në urgjencat spitalore janë shpesh burim shqetësimi për qytetarët. Megjithatë, përparësia e shërbimit nuk përcaktohet nga rendi i mbërritjes, por nga gjendja shëndetësore e pacientit. Në urgjencë zbatohet sistemi i triazhit, një metodë vlerësimi që ndan pacientët sipas rrezikut për jetën dhe nevojës për ndërhyrje të menjëhershme.

Menjëherë pas paraqitjes në urgjencë, çdo pacient vlerësohet nga infermieri i triazhit. Ky vlerësim është i menjëhershëm dhe përcakton kodin përkatës, i cili tregon nivelin e urgjencës dhe kohën maksimale të pritjes për t’u vizituar nga mjeku.

Kodet e triazhit dhe koha e pritjes

  • Kodi i bardhë (Jo urgjent)
    Përdoret për raste që nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm për shëndetin.
    • Vlerësimi nga infermieri: i menjëhershëm
    • Vlerësimi nga mjeku: brenda 120 minutash
  • Kodi jeshil (Më pak urgjent)
    Për pacientë me shqetësime shëndetësore që kërkojnë ndihmë mjekësore, por pa rrezik të menjëhershëm.
    • Vlerësimi nga infermieri: i menjëhershëm
    • Vlerësimi nga mjeku: brenda 60 minutash
  • Kodi i verdhë (Urgjent)
    I jepet rasteve që mund të përkeqësohen dhe kërkojnë ndërhyrje të shpejtë mjekësore.
  • Vlerësimi nga infermieri: i menjëhershëm
    • Vlerësimi nga mjeku: brenda 30 minutash
  • Kodi i kuq (Emergjent)
    Për raste kritike, ku jeta e pacientit është në rrezik të menjëhershëm.
    • Vlerësimi nga infermieri: i menjëhershëm
    • Vlerësimi nga mjeku: brenda 5 minutash

Pse është i rëndësishëm ky sistem

Triazhimi synon të sigurojë që pacientët në gjendje më të rëndë të marrin ndihmën e nevojshme sa më shpejt, duke shmangur vonesat që mund të rrezikojnë jetën. Njohja e këtyre kodeve ndihmon qytetarët të kuptojnë arsyen e pritjes dhe funksionimin e urgjencës spitalore.

Respektimi i sistemit të triazhit dhe informimi i qytetarëve mbi mënyrën e funksionimit të tij janë thelbësore për një shërbim urgjent më efikas dhe më të drejtë për të gjithë pacientët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...