Në vitin 2025, trendi global u pushtua nga Labubu, një kukull me sy të mëdhenj dhe dhëmbë të mprehtë që ishte njëkohësisht e çuditshme dhe e ëmbël. Labubu nuk ofronte rehati apo gëzim, por u bë obsesion kur yjet si Rihanna, Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Lisa nga BLACKPINK u fotografuan me të të varur në çantat e tyre luksoze. Origjina e saj vjen nga seria “Monsters” e artistit Kasing Lung dhe shpejt u kthye në një fenomen interneti, me teori të çuditshme dhe çmime marramendëse që Gen Z dhe të rriturit ishin të gatshëm të paguanin. Labubu reflektonte ndjeshmërinë e vitit 2025, të mbingarkuar, ankthioze dhe gjithmonë në kërkim të viraleve.
Por 2026 duket se po sjell një kthesë kulturore. Nga Japonia vjen Mirumi, një kukull-robot që kundërshton stilin e Labubu. Krijuar nga kompania japoneze Yukai Engineering, Mirumi ngjitet në çantën tuaj, reagon ndaj pranisë suaj, kthen kokën kur afroheni dhe përgjigjet me turp kur e prekni. Ai nuk shkakton shqetësim apo frikë, por ofron një pranimi të butë dhe rehati emocionale.

Në këtë mënyrë, trendi i vitit 2026 po largohet nga efekti viral dhe tmerri i qeshur i Labubu, duke u fokusuar tek lodrat dhe objekte që japin ngrohtësi dhe qetësi emocionale.

©️zërionline


