Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori, e pësojnë dhe 4 punonjës të OSHEE-së Sarandë

Date:

Share post:

Në apartament u sekuestruan 26.6 kg kanabis, 260 bimë në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari  kriminale.

Një 30-vjeçar i identifikuar si Enea Pitani, u arrestua nga Policia e Sarandës teksa u kap në flagrancë në një apartament në rrugën “Butrinti” që e kishte kthyer në “shtëpi bari” ku kultivohej lëndë narkotike kanabis.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 26-vjeçari Mikel Qamili ndërsa nën hetim janë vendosur 4 punonjës të OSHEE-së të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.Në apartamentin e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, u sekuestruan 26.6 kg kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

Njoftimi policisë::

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës. 

Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.    

Vihet në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.    

Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.  Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”. 

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari  kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...