Dhjetra mln euro dëm nga përmbytjet/ Prokuroria Durrës sekuestron dokumentet mbi tenderin e ndërtimit të hidrovorit në Porto Romano

Date:

Share post:

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për vdekjen e një 54-vjeçari si dhe për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në Durrës ku u shkaktuan dhjetra milionë euro dëme. Në kuadër të hetimit mësohet se prokuroria ka sekuestruar edhe dokumentacionin që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi i dokumentit për hartimin e studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë.
Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.
Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar plotësisht e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...