Qumësht pluhur për bebe me baktere, AKU: I kontaminuar me Cereulide

Date:

Share post:

Qumështi pluhur i bebeve që është tregtuar në Shqipëri pas kontrolleve të bëra nga AKU ka rezultuar me baktere të rrezikshme për shëndetin.

Shqipëria është informuar përmes Sistemit RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, duke përbërë një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Njoftimi i AKU:

Në vijim të njoftimit ALERT, Shqipëria njoftohet nga Sistemi RASFF ( RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) ku pas kontrolleve të kryera nga Italia , është konstatuar “Prani e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Hollanda” duke përbërë risk potencial për shëndetin e njeriut.

Emri i produktit:

1. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51250346AA dhe skadencë 05.2027

2. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51720346AA dhe skadence 06.2027

3. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51660346AC dhe skadence 06.2027

4. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51180346AB dhe skadence 04.2027

5. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51450346AA dhe skadence 05.2027

6. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51660346AB dhe skadence 06.2027

7. BEBA SUPREME PRE 800G, me Lot.nr 51720742F3 dhe skadence 06.2027

8. BEBA SUPREME 2 800G, me Lot.nr 51550742F1 dhe skadencë 06.2027

9. BEBA SUPREME 2 800G, me Lot. nr 51550742F2 dhe skadencë 06.2027

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar sasinë gjendje të produktit me destinacion asgjësimin.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes. AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...