Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. kjo masë u la në fuqi edhe sot. Ndërkohë masa ‘arrest shtëpie’ u la në fuqi dhe për mjeken Ylfete Sema, 66 vjeçe.Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimi nga detyra i të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës, me perjashtim të nëndrejtorit J.Agasi që ishte me leje. Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Policine e Durrësit dhe as në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.
©️zërionline


