Mbrëmjen e djeshme, shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit si edhe arkën me kursime.
Policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
©️zërionline


