Zbulohet skema për futjen e drogës në paraburgimin e Elbasanit

Date:

Share post:

Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka finalizuar një operacion kundër veprimtarisë kriminale në paraburgimin e Elbasanit.

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në prangat e policisë ka përfunduar një punonjës policie, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit.

Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike me qëllim përfitimin financiar.

Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

“Metoda speciale dhe hetim disa-mujor, SHKBB zbulon mekaninzmin për futjen e narkotikëve në IEVP Elbasan, tre në pranga

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKBB dhe Ministria e Drejtësisë konfirmojnë angazhimin për zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në sistemin penitenciar dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin e gjelbër pa pagesë: 044 20 40 20″, thuhet në njoftim. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...