Dhuna që nuk u ndal kurrë, Kur babai ngre thikën ndaj së bijës

Date:

Share post:

Një akt i rëndë dhune familjare tronditi paraditen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje plagën e hapur të dhunës së përsëritur brenda familjes.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, Mikel Ndoj, 56 vjeç, është paraqitur pranë agjencisë imobiliare ku punon e bija e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, e cila vetëm një natë para ngjarjes ishte kthyer nga Italia. Nën pretendimin e ribashkimit familjar, pas një divorci të ndodhur gjashtë vite më parë, ai ka kërkuar të rifutet në jetën e familjes që e kishte lënë pas. Ka hasur në kundërshti dhe menjëherë ka nxjerrë në pah natyrën agresive dhe pronësore që nuk e pranon kundërshtimin.

Pas pretendimit për t’u ribashkuar, sipas dëshmive, fshihet një histori dhune familjare, e cila sipas hetimeve ka qenë shkaku kryesor i ndarjes së prindërve të 24-vjeçares. Dhunë që nuk ishte mbyllur me divorcin, por kishte vazhduar të mbetej një kërcënim i heshtur.

Në ambientet e punës së vajzës, konflikti verbal mes babait dhe së bijës, e cila, ashtu si dhe e ëma, që punon si rrobaqepëse asistente, vetëm pak metra larg agjencisë, nuk e mbështeste ribashkimin e tij me familjen, ka agravuar shpejt. Përplasja është kthyer në dhunë fizike dhe më pas në përdorimin e thikës. Xhesika u godit dy herë, në shpatull e qafë, ndërsa në përpjekje për ta mbrojtur ka ndërhyrë edhe Onard Memlika, i cili gjithashtu u plagos.

Të dy të rinjtë, që punonin në këtë agjenci imobiliare me përqindje, ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Hetimet zbuluan se 56-vjeçari kishte vuajtur më herët një dënim në Itali dhe ishte kthyer në Durrës vetëm pak kohë më parë. Ai qëndronte pikërisht në zonën ku punonte ish-bashkëshortja dhe e bija, duke i kontrolluar dhe duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Qëndronte tek një lokal aty pranë nga ku vëzhgonte lëvizjet e tyre dhe ishte përsëritës në praninë e tij pranë angjencisë imobiliare, duke shqetësuar jo vetëm të bijën por dhe personat e tjerë që punonin aty.

Pas sulmit, autori është larguar nga vendngjarja dhe u kap më pas nga policia, ndërsa materialet procedurale janë referuar për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Kjo ngjarje e rëndë hedh dritë mbi faktin se dhuna në familje, edhe kur duket se i përket së shkuarës, shpesh rikthehet me pasoja dramatike. Ajo nuk ndalet me ndarje formale, divirc apo me largim fizik, nëse nuk shoqërohet me masa mbrojtëse, monitorim dhe ndërhyrje të hershme institucionale.

Një tjetër histori që dëshmon se dhuna e përsëritur nuk është thjesht një konflikt familjar, por një rrezik real për jetën, që kërkon reagim të fortë dhe të menjëhershëm nga shoqëria dhe institucionet. Një tjetër histori që dëshmon se dhuna është një rreth vicioz I frikshëm që kërcënon shëndetin mendor dhe jetën e viktimave të dhunës, por dhe dhunuesit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Infantino dorëzohet përballë revoltës, FIFA anulon planin për “shitjen” e Kupës së Botës

FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, kanë hequr dorë nga plani për shitjen e një pjese të...

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...