Tërhiqen nga tregu në Shqipëri e Kosovë dy nga seritë e qumështit Aptamil për prani bakteri

Date:

Share post:

Kompania Danone ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një produkti qumështi pluhur, si masë paraprake sigurie. Vendimi lidhet me dyshimet se një nga seritë e prodhimit mund të përmbajë mikroorganizma ose baktere.

Ky produkt shitet edhe në tregun vendas, ku tregtarët duhet të marrin masa për ndalimin e shitjes së tij.
Një prej tyre është edhe kompania Rossmann Lala. Kjo e fundit, në një sqarim publik, informon qytetarët se ka tërhequr të gjithë produktin nga dyqanet.
Janë dy seri të prodhimit për të cilat kompania Danone kërkon tërheqjen e tyre nga tregu.
Megjithatë, kompania Danone njofton se deri më tani nuk ka raportime zyrtare për praninë e mikroorganizmave, por kjo masë konsiderohet paraprake, deri në një analizë finale të produktit.
Qumështi shitet edhe në dyqane, markete dhe farmaci, ndaj apeli që vjen për konsumatorët është që të bëjnë kujdes dhe të verifikojnë kodet e serisë së prodhimit.

Kompania Rossmann Lala, si një nga tregtarët në vend, informon konsumatorët se çdo produkt i blerë në rrjetin e dyqaneve do të rimbursohet.

Por nuk dihet nëse do të kenë të njëjtin qëndrim edhe subjektet e tjera tregtare.

Deri në një analizë finale, ftohen konsumatorët të mos e konsumojnë këtë produkt.

Nje ditë më parë edhe AUV në Prishtinë doli me një komunikim zyrtar:

AUV do të asgjësojë produktin APTAMIL AR 2 në përputhje me legjislacionin në fuqi

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i siguron qytetarët se situata është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë (RASFF).

Nga momenti i pranimit të informacionit nga RASFF e deri më sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë më tej me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së produktit APTAMIL AR 2 – 400 gram dhe me tërheqjen e tij nga tregu.

Edhe pse përballet me mungesë të theksuar të inspektorëve, AUV dëshmon se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë dhe se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut i Agjencisë.

AUV mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor, me qëllim ruajtjen e besimit të qytetarëve, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...