Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit për në Shkozet. Një automjet është përplasur me një motocikletë, duke shkaktuar daljen e kësaj të fundit jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motocikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
©️zërionline


