Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së nesërme priten problematika në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.
Kjo situatë vjen si pasojë e remontit të planifikuar nga OSHEE, çka do të sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, në intervalin kohor 08:00 – 16:00. Si rrjedhojë, këto stacione nuk do të jenë funksionale gjatë këtij orari.
Gjatë kësaj periudhe, SHRUKD do të shfrytëzojë ndalimin e detyruar të pompave për të kryer riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë, në zonën e Tarinit.
©️zërionline


