Trafikoi drejt Shqipërisë 12 pistoleta nga Kosova, vihet në pranga 27-vjeçari

Date:

Share post:

Një person është arrestuar nga komisariati nr.4, i akuzuar për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë. Policia ka vënë në sekuestro 12 armë, pistoleta të tipit ‘Glock’ së bashku me municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut në kryeqytet.

Në pranga ka rëndë 27-vjeçari nga Kosova Dukagjin Berisha, të cilin policia e ka lokalizuar në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Volsëagen”. Kryesisht armët Berisha i kishte fshehur në kofanon e makinës.

Sakaq, policia po vijon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

“Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.Goditet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë një tjetër rast i trafikimit të armëve.Finalizohet pas disa javë hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barriera”.Sekuestrohen 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.Vihen në pranga poseduesi i tyre.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volsëagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithësej 12 pistoleta.Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut.Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...

Të flakin në rrugë dhe më pas hetojnë/ Ministria e Shëndetësisë nis hetim administrativ për rastin e 52-vjeçarit në Durrës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e...

Peshkimi me dinamit i merr jetën 65-vjeçarit në Himarë, fenomeni i paligjshëm vijon të shkaktojë pasoja të rënda

Një praktikë e paligjshme dhe me pasoja të rënda për jetën e njerëzve dhe mjedisin ka shkaktuar një...