“100 mijë euro, ose do publikoj fotot e tua intime”, arrestohet kosovari në Tiranë

Date:

Share post:

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kërcënuar një 26-vjeçare për përfitim financiar.

Sipas të dhënave, i arrestuari është identifikuar si Hasan Loku.

37-vjeçari i ka kërkuar të resë shumën prej 100 mijë eurosh, duke e kërcënuar se do të publikonte foto intime nëse nuk plotësonte kërkesën.

“Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, njofton policia. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...