Aksident fatal në aksin Durrës-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Date:

Share post:

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Rreth orës 09:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vend.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e këmbësorit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...