Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT

Date:

Share post:

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra dy inspektorë dhe përgjegjësin e tyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk kanë denoncuar ndërtimet pa leje që kryheshin në rrugën “Valentina Pistoli”, në zonën e Selitës.

Egnant Musaj, Shkëlqim Gaçi dhe Virgjil Shehaj inspektorë terreni dhe përgjegjës të IMT, janë të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u pezulluan nga ushtrimi i detyrës e shërbimi publik shtetasit E.M., Sh.G., dhe V.Sh. inspektorë terreni dhe përgjegjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.777, të vitit 2025, rezultoi e provuar se në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit E. M. Sh.G. si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi V.Sh. Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ndërtimi i paligjshëm ka filluar të kryhet nga data 01.11.2021 dhe ka përfunduar në datë 19.04.2025 kur ndërkohë në datë 02.04.2025, u ushtrua kontroll nga punonjësit e IMT-së duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

Sa më sipër u vlerësua caktimi i masës së sigurimit personal ’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...