SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg për tre të pandehurit kryesorë të çështjes, por dhe personat e tjerë të përfshirë. Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato, 7 vite burg për Nestor Muhametllari, 4 vite për Taulant Tushen, 3 vite burg për Enton Punavija dhe po aq për Julian Zanaj, si dhe 2 vite burg për Albano Jankun.
©️zërionline


