Zbulohet magazina me mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara

Date:

Share post:

Një operacion i Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës zbuloi një depo të mbushur me mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara e të kontrabanduara, që i përkisnin firmës “Limited Charm”, me pronar nga Bosnjë-Hercegovina.

Policia shpalli në kërkim administratorin e subjektit, boshnjakun Jasmin Trebo, ndërsa për dy punonjës të magazinës nisi hetimi në gjendje të lirë. Operacioni që u kodua “Audienca”, u zhvillua pas një hetimi disamujor, dhe rezultoi se produktet, kryesisht kremra bimore dhe çajra, prodhoheshin në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Produktet futeshin ilegalisht në Shqipëri dhe shiteshin përmes reklamave masive në rrjetet sociale dhe webin zyrtar të firmës, ku pakot ofroheshin me çmime standarde të gjitha, 48 mijë lekë. Vlera në total e produkteve të gjetura dhe sekuestruara shkon në 48 milionë lekë. Përveç skadencës të një pjese të tyre edhe në 2023 apo 2024-ën, kishin mungesë totale të pullës së Agjencisë së Barnave dhe Ministrisë së Financave dhe të etiketave në gjuhën shqipe.

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, u finalizua operacioni i koduar “Audienca”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 53-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...