SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e portit të ri në Porto Romano

Date:

Share post:

SPAK dyshohet se ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit. Ende nuk ka njoftim zyrtar, por sipas gazetares Klodiana Lala, sekuestrimi është kryer të martën, 23 shkurt pranë Autoriteti Portual Durrës, që nuk prononcohet lidhur me këtë fakt. Ndërkohë burime shprehen se një muaj më parë SPAK ka kërkuar zyrtarisht materiale nga dokumentacioni i plotë i procedurës dhe i jane derguar me shkrese nga ana e APD-se.

Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim. Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit. Mbetet e paqartë nëse hetimi për projektin e Porto Romanos lidhetme procedurën e tenderimit apo me elementë të tjerë të procesit, në një garë ku disa kompani të mëdha europiane u skualifikuan dhe në fund mbeti vetëm një operator në konkurrim.

Projekti i portit të ri në Porto Romano konsiderohet një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe zhvillimet e fundit pritet të rrisin përplasjen politike rreth rolit të SPAK dhe hetimeve ndaj projekteve strategjike të qeverisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...