Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron

Date:

Share post:

Çdo vatër zjarri në pyjet e Shkodrës tani mund të zbulohet në kohë reale. Bashkia është pajisur me një sistem inteligjent monitorimi me dron, që identifikon menjëherë çdo ndryshim në terren, nga flakët deri te dëmtimet nga sëmundjet.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, duke theksuar se teknologjia e re rrit sigurinë dhe reagimin ndaj emergjencave.

“Shkodra po pajiset me sistemin inteligjent të zbulimit të zjarreve dhe monitorimit me dron Tashmë çdo ndryshim në pyje, nga vatrat e zjarrit te dëmtimet nga sëmundjet, identifikohet në kohë reale përmes imazheve ajrore dhe të dhënave termike” shkroi Rama në Facebook.

Sistemi, sipas Ramës, funksionon nëpërmjet imazheve ajrore dhe të dhënave termike, duke dhënë sinjale të menjëhershme për çdo rrezik. Kjo e bën Shkodrën bashkinë e parë në vend që përdor një teknologji të tillë për mbrojtjen e pyjeve.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA Montenegro–Albania. Me këtë sistem synohet reagim më i shpejtë në raste zjarri, mbrojtje e jetës së qytetarëve, e pasurive dhe e mjedisit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...