Makina përplaset me furgonin në Kashar, 1 i plagosur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Vorë–Tiranë, pranë vendit të njohur si “Radio”, në zonën e Kasharit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një furgon është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes është plagosur 1 person, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...