Gjykata lë në burg ish-drejtorin e AKU-së në Durrës, Elton Varaku

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Elton Varaku, ish-drejtor i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Seanca u zhvillua pa praninë e kamerave. Gjatë shqyrtimit të masës, Varaku ka kërkuar falje për veprimet e tij, ndërsa avokati mbrojtës është shprehur se bëhet fjalë për një reagim të çastit. Prokuroria e akuzon për “shkatërrim prone” dhe “kanosje”.

Ish-drejtori u arrestua të premten pas një incidenti të ndodhur në ambientet e AKU-së në Durrës. Sipas burimeve, ai dyshohet se ka kanosur me fjalë specialisten e komanduar në detyrën e drejtorit, si edhe punonjës të tjerë të institucionit, duke dëmtuar njëkohësisht objekte pune brenda zyrave.

Mësohet, nga të afërm e bashkëpunëtorë të tij, se prej disa kohësh Varaku ka shfaqur sjellje të paqëndrueshme dhe agresive që kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor. Nëntë ditë para arrestimit, Policia e Shijakut kishte gjetur në automjetin e tij armë të ftohta, si thika, hanxharë dhe sëpatë, duke nisur procedim penal në gjendje të lirë. Pas këtij episodi, ai ishte pezulluar nga detyra.

Megjithatë, kjo rrethanë nuk është trajtuar në seancën për masën e sigurisë, e cila u fokusua në ngjarjen e fundit të ndodhur brenda institucionit. Hetimet vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...