E rrallë/ Moment solidariteti që bën botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të hapin iftar

Date:

Share post:

Një gjest solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 në Francë ka ngjallur reagime ditët e fundit në rrjetet sociale dhe mediat sportive.
Gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga FC Nantes ndaj Le Havre, portieri Anthony Lopes u shtri në tokë në mes të ndeshjes pa asnjë kundërshtar afër, ndërsa topi kishte dalë jashtë loje.

Sipas rregulloreve të Ligue de Football Professionnel dhe Federatës Franceze të Futbollit, ndërprerjet formale gjatë lojës për arsye fetare nuk lejohen. Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm: ndërsa lojtarët e fushës duhet të largohen nga terreni nëse lëndohen, portierët kanë të drejtë të marrin trajtim mjekësor drejtpërdrejt në fushë.
Lopes e shfrytëzoi pikërisht këtë rregull. Ndërsa stafi mjekësor i ofronte “trajtim”, disa lojtarë të Nantes që agjëronin në këtë muaj të Ramazanit shkuan ne shpejtësi te vija anësore, ku u panë duke pirë ujë dhe ngrënë hurma, për të ndërprerë agjërimin e tyre në perëndim të diellit. Portieri u ngrit ngadalë, duke lejuar disa çaste shtesë para se loja të rifillonte.

Ky gjest njerëzor vjen në një kohë kur debati për pranimet e gjesteve apo riteve fetare në futbollin evropian është ende i hapur. Premier League britanike filloi të lejojë zyrtarisht, ndërprerhen w ndeshjeve per te çelur iftarin, një vendim i marrë që nga Ramazani i vitit 2021, ndërsa Bundesliga gjermane miratoi një qasje të ngjashme një vit më vonë. Franca, megjithatë, mbetet e ngurtë në qëndrimin e saj.

Ramazani, i cili këtë vit filloi më 19 shkurt pas vëzhgimit të gjysmëhënës, është muaji më i shenjtë për myslimanët një periudhë agjërimi të plotë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Fitorja e Nantes ishte e rëndësishme edhe sportivisht, duke i dhënë ekipit frymëmarrje të nevojshme në luftën e ashpër për të shmangur rënien nga kategoria. Por përtej rezultatit, ajo që mbeti në kujtesë ishte pauza e vogël në fushë, një simbol i thjeshtë uniteti dhe respekti, një kujtesë se humanizmi gjen rrugën e vet edhe brenda rregullave më të rrepta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...