Raportime për kërcënime ndaj kampit të MEK në Manëz, Çfarë dihet deri tani

Date:

Share post:

Raporte të publikuara nga media të huaja hedhin dyshime se Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) mund të marrë në konsideratë veprime ndaj objekteve që i konsideron të lidhura me “aktivitete armiqësore”, mes tyre edhe kampin Ashraf-3 në Manzë, ku është vendosur opozita iraniane.

Lajmi është publikuar fillimisht nga portali azerbajxhanas Caliber.Az, i cili i referohet deklarimeve të shpërndara në platformën Telegram nga struktura të lidhura me IRGC-në. Deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare për një kërcënim konkret.

Çfarë është Ashraf-3?

Kompleksi i njohur si Ashraf-3 ndodhet në Manëz të Durrësit, dhe strehon rreth 3 mijë anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK). Grupi është vendosur në Shqipëri që prej vitit 2013, pas një marrëveshjeje të qeverisë shqiptare me Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara për zhvendosjen e tyre nga Iraku.

MEK është në opozitë të hapur me regjimin iranian prej dekadash dhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Tiranës kanë qenë të tensionuara, veçanërisht pas sulmeve kibernetike që Shqipëria ia atribuoi Iranit në vitin 2022, duke çuar edhe në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

A ka rrezik real për Durrësin?

Aktualisht, informacioni i publikuar flet për mundësi të konsideruara, jo për një plan të konfirmuar operacional. Deklarime të tilla shpesh kanë karakter retorik apo presioni politik në kuadër të tensioneve rajonale.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe çdo kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj territorit të saj do të kishte implikime të gjera ndërkombëtare.

Deri tani, nuk ka njoftime për rritje të nivelit të alarmit apo masa shtesë sigurie në zonën e Manzës.

Deri në një reagim zyrtar nga institucionet shqiptare apo partnerët ndërkombëtarë, bëhet fjalë për raportime të pakonfirmuara që burojnë nga deklarime të lidhura me strukturat iraniane.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...