Përshkallëzohet konflikti, Izraeli sulmon Iranin dhe Libanin. Mbyllet ambasada amerikane në Kuvajt

Date:

Share post:

Sipas deklaratës zyrtare të IDF-së, objektivat kanë qenë pozicione ushtarake, ndërsa në Liban janë goditur qendra komande dhe depo armësh që i përkasin Hezbollahu. Para sulmeve, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim urgjent për evakuimin e banorëve në periferitë jugore të Bejrutit dhe në disa zona përreth.

Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në rritjen e masave të sigurisë në rajon. Ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka njoftuar mbylljen “deri në njoftim të mëtejshëm”, duke anuluar të gjitha shërbimet konsullore për shkak të situatës së paqëndrueshme.Rajoni mbetet në alarm, ndërsa frika për një përshkallëzim më të gjerë ushtarak është shtuar ndjeshëm.

Zhvillime mbi konfliktin

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht kryeministrin britanik Keir Starmer, duke e cilësuar si “jo të dobishëm” në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj Iranit. Në një intervistë për The Sun, Trump u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Londrës. 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e detyrueshëm të personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Jordania, Bahreini, Iraku, Katari dhe Kuvajti, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë aludimet se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon drejt një “lufte të pafundme”, duke deklaruar se operacionet ushtarake do të çojnë në “një epokë paqeje” dhe, sipas tij, në demokraci për Iranin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...