E moshuara bie nga tarraca e azilit në Gjirokastër

Date:

Share post:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një banore e këtij institucioni është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e godinës.

Sipas informacioneve paraprake, 72-vjeçarja Sheqere Zeko dyshohet se ka qenë duke u ajrosur në taracën e azilit, kur ka rënë nga nje lartësi prej disa metrash. Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa mbetet e paqartë nëse rrëzimi ka ardhur si pasojë e një gjendjeje të papritur shëndetësore, marramendjeje apo faktorësh të tjerë.

Menjëherë pas incidentit, e moshuara është transportuar me autoambulancë drejt spitalit rajonal të qytetit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të hidhet dritë mbi shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...