Goditje në kufi, Pranga 2 personave për drogë dhe dokumente të falsifikuara

Date:

Share post:

Kontrollet e Policisë Kufitare në hyrje-daljet e vendit kanë sjellë rezultatin e shpejtë 24 oret e fundit, dy persona u vunë në pranga gjatë tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi G. B., 27 vjeç, nga Fushë Kruja, ishte shpallur në kërkim, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Krujes, në vitin 2020, me 4 vjet e 8 muaj burgim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ndërsa M. M., 28 vjeç, nga Tirana, u ndalua me një pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi të shtetit çek, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet u sekuestruan dhe materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare e PKK Port, Durrës deklaron se vijon kontrollet e imtësishme, të bazuara në analiza risku dhe informacione operative, për të parandaluar çdo shkelje të ligjit në hyrje-daljet e vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...