Gara për drejtimin e PD në Durrës/ Mbyllet votimi, Adrian Gashi emri më i përfolur për kryetar

Date:

Share post:

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Durrës, një proces që pritet të përcaktojë drejtimin e opozitës në qytetin bregdetar në prag të riorganizimit për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Votimi nisi në orën 08:00 të kësaj të shtune në selinë e degës së PD në Durrës, pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm të degës së qytetit, Ardian Muka. Demokratët e Durrësit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri mes dy kandidatëve në garë: Adrian Gashi dhe Erion Luka.

Gara fillimisht përfshinte katër kandidatë, por Edlira Harizi dhe Alban Zhiti u tërhoqën nga kandidimi, duke lënë sot në përballje vetëm dy emra. Adrian Gashi ka shërbyer më parë si oficer i policisë gjyqësore në Durrës, ndërsa Erion Luka ushtron profesionin e stomatologut.

Edhe pse rezultati zyrtar pritet të shpallet pas numërimit të votave, brenda strukturave të PD-së në qytet qarkullon gjerësisht emri i Adrian Gashit si drejtuesi i ardhshëm i degës së Durrësit.

Në një prononcim për mediat gjatë ditës së sotme, deputeti i PD-së, Arian Ndoja, u shpreh se procesi është zhvilluar në një frymë konsensusi mes grupeve brenda degës lokale.

Sipas Ndojës, zgjedhja e kryetarit të ri pritet të shënojë një fazë të re për riorganizimin e Partisë Demokratike në Durrës dhe përgatitjen e strukturave për sfidat elektorale që priten në vitet e ardhshme.

“Unë jam kundër kultit të individit, por mendoj se kandidatura që do të vijë, cilado qoftë, do të sjellë riformatim dhe riorganizim të ri të PD-së Durrës”, u shpreh Ndoja.

Zgjedhja e drejtuesit të ri të degës së PD-së në Durrës shihet si një hap i rëndësishëm për rikthimin e forcës organizative të opozitës në një nga qytetet më të mëdha të vendit, ndonëse shpresat për këtë mes demokratëve janë të pakta.
Një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i saj në PDSH dhe nga partia edhe Jola Hysaj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...