Nëndetësja turke në Durrës, mesazh bashkëpunimi në një kohë tensionesh globale

Date:

Share post:

Nëndetësja e marinës turke TCG İNÖNÜ ndodhet në Portin e Durrësit për një vizitë treditore, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate.

Prania e kësaj njësie ushtarake në një nga portet më të rëndësishme në rajon vjen në një moment kur çështjet e sigurisë detare dhe stabilitetit rajonal kanë marrë një rëndësi të veçantë në kontekstin e zhvillimeve dhe konflikteve që po shënojnë skenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit të nëndetëses në Durrës, autoriteti portual, në bashkëpunim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake, kanë marrë masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë për garantimin e kushteve të akomodimit dhe zhvillimin normal të kësaj vizite.

Vizita e nëndetëses turke konsiderohet një moment domethënës në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dhe partneritetit strategjik mes vendeve aleate, duke reflektuar angazhimin për forcimin e sigurisë detare dhe koordinimin në një rajon që mbetet i rëndësishëm për stabilitetin në Mesdhe.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...