Me disa identitete për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, kapet në Portin e Durrësit 42-vjeçari i dënuar me burg

Date:

Share post:

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane dhe i dënuar me mbi 5 vite burg për vjedhje me pasoja të rënda dhe emigracion të paligjshëm, është ndaluar nga Policia Kufitare në PKK Port, Durrës.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të detajuara në hyrje-dalje të territorit shqiptar, shërbimet kufitare konstatuan se një person që tentonte të hynte në Shqipëri përdorte disa identitete të ndryshme, me qëllim shmangien e identifikimit nga autoritetet ligjzbatuese.

Pas verifikimeve të kryera, u bë ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera: Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi, 42 vjeç.

Nga kontrolli në sistemet ndërkombëtare rezultoi se Gjykata e Pordenones në Itali e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj dhe 5 ditë burgim për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe emigracion i paligjshëm.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...