Anulimi i tenderit për portin në Porto Romano, Rama: Asnjë presion nga SHBA-të, forca të errëta s’duan zhvillimin

Date:

Share post:

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot, foli për një sërë çështjesh politike, sikundër edhe për projekte të rëndësishme të qeverisë shqiptare. Rama u ndal edhe tek projekti i Porto Romanos. Kreu i qeverisë deklaroi se forca të errëta kanë pasur interes që Porti i Ri mos të ndërtohet.
Sipas tij, Durrësi është një qytet që ka interes jetik për një port të ri, pasi shërben si nyje kyçe edhe për projektin e Korridorit VIII, për të cilin tha se është projekt i vlerësuar nga BE-ja dhe NATO.

Rama u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë në Bashkimin Europian dhe asnjë plan tjetër.

“Kompania që duhet të bënte ofertën e fundit tek Porto Romani është tërhequr, duke thënë se ka krizë. Nuk kemi të dhëna, që kompania është ndodhur nën ndonjë presion. Por gjithë procesi është zhvilluar nën proces, por jo nën presionin e SHBA-ve. Presion ka pasur nga faktorë të tjerë, që nuk kanë interes që porti të jetë histori suksesi. Kini parasysh, që nga A-ja, që disa thonë se për çfarë duhet një port i ri, se ne kemi atë kënetën në zemrën e Durrësit dhe e lidhnin idenë e Portit të Durrësit me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se ka pasur forca të interesuara që mos ecte propjekti i Portit të Ri.

Porti i vjetër nuk është i përshtatshëm për të qenë nyje e Korridorit të VIII. Porti i Durrësit shërben si nyje kyçe për lidhje me Portin e Shkupit dhe me atë të Prishtinës, duke qenë me interes strategjik kombëtar. Ne do ndërtojmë bashkë me qeverinë e Kosovës, hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Korridori VIII, me të cilin disa bëjnë lojëra fjalësh e disa nuk duan t’ja dinë se për çfarë bëhet fjalë, është një nga projektet më të rëndësishme edhe të vetë Europës. Në aksin Durrës-Prishtinë, ne nuk kemi akses në fondet e BE-së. Këto janë çështje kapacitetesh konkurruese, në hapësirë tregtare që nuk është e lehtë. Ne duam të bëhemi pjesë e një shtëpie, që zotëron një pasuri të madhe. Projekti i Korridorit të VIII ka kaluar nivelet e sigurisë së BE-së dhe të NATO-s dhe ka marrë vlerësime ndërkombëtare”, tha Rama.

Pas anulimit të tenderit për ndërtimin e portit në Porto Romano, edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Enea Karakaçi u shpreh në një dalje publike, se projekti i Portit të Ri në Durrës do të vijojë me çdo kusht.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...