Shpërthimi në Lezhë, Tritol automjetit të agjentit të krimeve

Date:

Share post:

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës. Burime policore bëjnë me dije se lënda plasëse i është vendosur automjetit të një agjenti krimesh në polici, shtetasit Gent Gjetja.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka tronditur banorët në zonë, duke kthyer pasigurinë. Automjeti ishte i parkuar në rrugë. Forca policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm të ngjarjes, ndërsa pritet të kuptohet më shumë nga marrja në pyetje e punonjësit të policisë për të hedhur dritë nëse ngjarja është për shkak të detyrës apo pas saj ka ndonjë motiv, konflikt për arsye personale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...