Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, arrrestohen 2 shtetas në Murriqan

Date:

Share post:

Policia kufitare në Murriqan ka parandaluar dy raste të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje nga Republika e Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

“Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare. Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...