Një 14-vjeçare nga Durrësi rezulton e zhdukur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa me kalimin e orëve dhe me rënien e natës, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Bëhet fjalë për Brikena Tuskun, nxënëse e klasës VIII, e cila dyshohet se është konstatuar e larguar nga banesa rreth orës 06:30. Sipas nënës së saj, deri në orën 05:00 vajza ka qenë në shtëpi, pasi ajo vetë ishte zgjuar për syfyr pasi agjëron dhe është e sigurt për këtë detaj.
E mitura, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, nuk është paraqitur as në mësim gjatë ditës së mërkurë.
Familjarët dyshojnë se para vendimit për largim mund të ketë pasur ndonjë konflikt, ndërsa në banesë është gjetur edhe një shënim i lënë prej saj me fjalët: “Po largohem, mos më kërkoni”. Sipas informacioneve paraprake, Brikena u kishte treguar edhe disa shoqeve për mundësinë e largimit.
Orët kanë kaluar pa asnjë gjurmë konkrete, ndërsa shqetësimi është shtuar ndjeshëm me afrimin e natës dhe mungesën e çdo kontakti me të. Nëna e 14-vjeçares e tronditur ka bërë apel të fortë për ndihmë, duke kërkuar që kushdo që mund ta ketë parë apo ka informacion, të njoftojë menjëherë.
Në dijeni për rastin janë vënë edhe strukturat e Policisë, të cilat kanë nisur kërkimet, si dhe drejtuesit e shkollës.
Familjarët jetojnë orë ankthi, ndërsa çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e vajzës.
Kushdo që mund të ketë informacion për 14-vjeçaren, lutet të kontaktojë në numrat:
0693367135
0695523151
©️zërionline


